Zemaj: Besoj se nesër qeveria e Maqedonisë së Veriut largon testin PCR për qytetarët e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një komunikatë për media tha se lajm i mirë është që vendet me shëndetësi të avancuar e larguan Kosovën nga lista e zezë.

Zemaj tha se ka biseduar edhe me homologun e tij maqedonas dhe pret që nesër qeveria e Maqedonisë së Veriut ta heqë kërkesën për test PCR ndaj qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Zemaj shtoi se Kosova ka marrë vendim që shtetasit që vijnë nga vendet me potencial për shpërndarjen e Covid 19, u kërkohet testi PCR dhe detyrohen të vetizolohen për 7 ose 14 ditë.

“Ne kemi punuar në komunikimin rajonal, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut por me të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe vendet perëndimore, çka duhet të na inkurajojë është fakti që shtetet më të avancuara në sistemin shëndetësor e kanë hequr Kosovën nga lista e zezë e lëvizjes gjatë situatës epidimielogjike siç ishte Zvicra, që u dha mundësinë bashkatdhetarëve tanë që për një vit nuk patën mundësinë të vizitojnë familjarët e tyre,

në komunikim me kolegun maqedonas, besoj se nesër në mbledhjen e qeverisë së tyre do largohet testi PCR dhe do kalojmë në nivel tjetër kmunimkimi dhe zbatimi të masave, ne kemi marrë masën që shtetasit e vendeve me potencial për shpërndarjen e infeksionit mos të futen në Kosovë pa qenë të pajisur me testin PCR, por edhe nëse hyjnë të shkojnë në vet izloim për 7 ose 14 ditë në bazë të vlerësimit epidemiologjik” deklaroi Zemaj.

TvPz