“Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me theks të veçantë në procesin e rekrutimit të bordeve të ndërmarrjeve publike” ka shkruar në llogarin e tij në ‘Facebook’ z.Selmanaj.
Më tej z.Selmanaj falënderoj Ambasadorin Abbott për mbështetjen vazhdueshme të Britanisë së Madhe ndaj Republikës së Kosovës “Falënderova ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe ndaj Republikës së Kosovës ndër vite, duke potencuar edhe ndihmat e fundit që ka bërë Britania e Madhe në përpjekjet për luftimin e pandemisë Covid-19.”
Ky është postimi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me theks të veçantë në procesin e rekrutimit të bordeve të ndërmarrjeve publike.
Me këtë rast, informova Ambasadorin Abbott për prioritetet e qeverisë në reformat në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, si dhe procesin e integrimit evropian.
Falënderova ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe ndaj Republikës së Kosovës ndër vite, duke potencuar edhe ndihmat e fundit që ka bërë Britania e Madhe në përpjekjet për luftimin e pandemisë Covid-19.
Takimin e mbyllem duke u pajtuar me thellimin e më tutjeshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.