Klubi Futbollistik “Ballkani” e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Përveç sukseseve në fushën e gjelbër, klubi nga Suhareka është duke e vazhduar punën edhe për të ardhmen e skuadrës, shkruan Gazetasheshi.com
Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se qendërmbrojtësi i klubit, Egzon Sinani, ka rinovuar kontratën edhe për dy vite tjera.
Sinani në ndeshjet e fundit ka pasur përformancë të shkëlqyer duke qenë njëri nga futbollistët më të dalluar në Kososvë.
Ballkani aktualisht i prinë renditjes tabelare me 13 pikë, ku në 5 ndeshje ka 4 fitore e një barazim dhe llogaritet pretendenti kryesor në luftë për titullin e kampionit.
GazetaSheshi