Mbrëmë pas mesnatës rreth orës 03:45 persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e lokalit ‘Aztech’ i cili gjendet në qytetin e Suharekës dhe kanë vjedhur pajisje elektronike në vlerë prej 11,640 euro.
“Po sipas raportit thuhet se më datën 6 tetor rreth orës 3:45 persona të panjohur kanë thyer pikën e biznesit ‘Aztech’ dhe kanë vjedhur pajisje elektronike si laptopë, telefona celularë në vlerë prej 11,640 €” ka thënë Osmanollaj.
Sipas togerit Osmanollaj rasti është raportuar nga menaxheri i lokalit ku sipas pamjeve plaqkitësit kanë ikur me një veturë Golf 4 me targa vendore.
Njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin.
SuharekaOnline