Kosova këtë të enjtë me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Ky takim do të jetë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, shkruan Gazetasheshi.com
Kurse, ‘Gol.mk’ ka publikuar disa foto të stërvitjes së fundit të Kosovës para takimit kundër Maqedonisë Veriore.
Morali në skuadër duket mjaft i mirë teksa futbollistët stërviten, e së bashku me ta janë edhe trajneri, Bernard Challandes dhe stafi përcjellës.
Një fitore e mundshme në këtë takim do t’i siguronte finalen e madhe dhe mundësinë jetësore për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’ që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Fotot i shikoni më poshtë: /Gazeta Sheshi/