Një e mitur është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Sipas raportit policor, po dyshohet se e njëjta kishte përdorur substanca narkotike të llojit marihuanë.
Në raportin policor thuhet se dyshimet janë që cigaren me narkotik e ka marrë nga një person i dyshuar.
Gjendja shëndetësore e të miturës sipas policisë është stabile ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Rasti është duke u hetuar.