Përfaqësuesja e Kosovës ka formë më të dobët sesa ajo e Maqedonisë së Veriut, në pesë ndeshjet e fundit para përballjes së sotme (e diel).
Sot me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup, luhet gjysmëfinalja e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Në këtë ndeshje, Dardanët do të kenë shumë mungesa të mëdha, por janë të gatshëm për të arritur finalen për të ëndërruar kualifikimin në Euro 2020.
Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes vjen në këtë takim të rëndësishëm në formën jo më të mirë.
Nga pesë ndeshjet e fundit zyrtare, Kosova ka vetëm një fitore – atë ndaj Malit të Zi me rezultat 2-0 më 14 tetor 2019.
Nga ajo kohë, Dardanët kanë pësuar tri humbje nga Çekia, Anglia dhe Greqia, ndërsa ka barazuar me Moldavinë.
Në anën tjetër, vendasit e Maqedonisë së Veriut kanë formë diçka më pozitive, me dy fitore, dy humbje dhe një barazim.
Fqinjët tanë kanë fituar ndaj Armenisë dhe Izraelit, kanë humbur Austria dhe Polonia, ndërsa kanë barazuar me Gjeorgjinë.
Ndryshe, kjo është ndeshja e parë në histori në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.Telegrafi