Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka reaguar ndaj deklaratave fyese të krerëve të institucioneve serbe në drejtim të shqiparëve.
Reshitaj ka thënë se Ministri i Mbrojtjes së Aleksandër Vulin gjatë muajve të fundit ka përdorur terme fyese në drejtim të shqiptarëve.
“Këto tentim fyerje vetëm sa kanë shpërfaqë një të vërtetë të hidhur se politika degjeneruese serbe po ua len trashëgim gjeneratave të reja. Gjatë muajve të fundit ministri Vulin në 6 komunikata zyrtare i ka quajtur shqiptarët e Kosovës me termin ofendues “shiptari” edhe pse gjykata e lartë në Serbi në vitin 2017 ka gjetur se përdorimi i kësaj fjale është politikisht jo korrekt dhe në gjuhën serbe ka konotacion fyes”, tha ajo.
Vetëm përgjatë muajit të fundit, ministri i Mbrojtjes i Qeverisë teknike të Serbisë, Aleksandar Vulin, në gjashtë komunikata të kësaj ministrie, i ka quajtur shqiptarët e Kosovës me termin ofendues “shiptari”.Kallxo