46 TË SHËRUAR DHE 33 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 711 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 33 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.189 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.144. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!