Tani jemi në muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, teksa ky muaj përcillet me aksione simbolike.
Një ndër to është ai i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt, shkruan Indeksonline.
Ai së bashku nënkryetaren, Mihrije Sukën, me drejtoreshën e Shëndetësisë, Besa Kuçin dhe disa asambleistë kanë ndarë trëndafila për të gjitha femrat.
Muharremaj thotë se me këtë veprim synon që të vetëdijësohen gratë për sëmundjet që kanë, e sidomos gjeneratat e reja, pasi që roli i gruas në shoqëri është mjaft i madh.
Përmes një video me titull “Ta bëjmë më të mirën për ato që realizuan gjithçka për ne..”, Muharremaj tregon më së miri këtë aksion./Indeksonline/