Veprim madhështor i “Xhebrailave”

Jemi në muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, teksa ky muaj përcillet me aksione simbolike.

Këtë e kanë bërë edhe tifogrupi i “Xhebrailav” të cilët kanë dhuruar lule për gratë në Suharekë.

“Jeta është e shenjët, e ato që na falin jetën janë shenjëtore.” Kanë shkruar “Xhebrailat” në rrjetin social ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

Me rastin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sot ne tifo grupi i Xhebrailave kemi zhvilluar një aktivitet në nivel komunal.

Ky aktivitet është mbajtur në bashkëpunim me Komunën e Suharekës.

Jeta është e shenjët, e ato që na falin jetën janë shenjëtore. 🌹

Kjo kampanjë u mundësua nga Gani Transport dhe Cima Construction

Xhebrailat1992