Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se ndjehet i shqetësuar thellë me vendimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.
“Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës.
Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun”.
“Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok”.KlanKosova