Keq qeverisja Muharremaj për të shpërblyer me tender bashkëpartiakun e tij shkel ligjin e Prokurimit Publik , Rregulloren dhe Udhëzuesin Operativ të Prokurimit Publik dhe vendimin e OSHP-së!
Me datën 13.08.2020 AK-Komuna e Suharekës ka bërë njoftimin për vendim në lidhje me procedurën e prokurimit me titull: “Projekt me Bashkëfinancim-Ndertimi i shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqëve në fshatrat e Komunës së Suharekës” ku ka propozuar për kontratë Operatorin Ekonomik që po rezulton të jetë bashkëpartiak i kryetarit Muharremaj!
Ndërsa pas ankesave të OE tjerë, Organi Shqyrtues i Prokurimit me datë 28.09.2020 merr vendim që lënda të kthehet në RIVLERËSIM dhe ka gjetur se janë shkelur disa nene të LIgjit të Prokurimit Publik (shih vendimin e OSHP-së dhe Mendimin e expertit shqyrtues.
Pas kësaj AK-Komuna e Suharekës me datë 09.10.2020 përsëri propozon për kontratë bashkëpartiakun e kryetarit Muharremaj edhe pse për të njëjtin Operator Ekonomik Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur shkelje ligjore dhe ka vendosur që lënda të kthehet në RIVLERËSIM
Parashikimi i motit për sot
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët në pjesën e parë të ditës në Rrafshin e Kosovës, ku mund të ketë edhe reshje