Hoti del në punë, e pret në takim ambasadorin e Malit të Zi


Kryeministri Avdullah Hoti ka dalë sot në punë për ta pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti e ka njoftuar ambasadorin malazez për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke veçuar luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Hoti ka thënë se raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal është ndër prioritetet e Qeverisë që e udhëheq, ndërsa bashkëpunimin me Malin e Zi e vlerësoi si tepër të rëndësishëm.

Gjatë takimit, kryeministrit Hoti dhe ambasadori Dinosha theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.