Të premten do të duhej të përfundonin në burg edhe disa zyrtarë të Komunës së Therandës.
Për kontratën “Ndërtimi i shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në Komunë”, nga Organi Shqyrtues i Prokurimit firma “Visar Kuçi B.I” është shpallur e papërgjegjshme duke u konstatuar mbi 10 kritere të mos plotësuara.
Përkundër vendimit të OSHP-së, Komuna e Therandës përsëri e ka shpallur fitues këtë firmë të papërgjegjshme, e cila ‘dejure’ është në pronësi të një militanti të AAK-së, por nuk përjashtohet mundësia që ‘defakto’ të jetë në pronësi të kryetarit Bali Muharremaj.
Andaj, do të duhej që arrestimet e zyrtarëve të LDK-së nga Komuna e Istogut, të vazhdonin me arrestime të zyrtarëve të AAK-së nga Komuna e Therandës, e jo vetëm…!