RATIFIKOHET MARRËVESHJA NDËRKOMBËTARE ME ITALINË PËR EKSTRADIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR

Me 91 vota pro e një kundër është miratuar projektligji për ekstradimin e personave të dënuar në mes Kosovës e Italisë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se “kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e proceseve gjyqësore në mes dy shteteve”.

Po ashtu ministri tha se me këtë miratim do të thellohet bashkëpunimi në fushën e drejtësisë me Republikën e Italisë.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë në të cilën janë votuar disa projektligje. Insajderi.com