Qendra e Mjekësisë Familjare në Studençan, sot u bë me auto-ambulancë, ku nga kjo QMF mund të shërbehen qytetarët e këtij fshati dhe të fshatrave për-rreth.
Gjithashtu ky është edhe një hap për përmirësimin e gjendjes shëndetësore në Komunën e Suharekës në përgjithësi, përmes shërbimeve shëndetësore.
Pjesë e ceremonisë së dorëzimit të auto-ambulacës ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili po bënë punë të mira në shumë sektorë në të mirë të qytetarëve sikurse rasti sot me auto-ambulancën.
Zona e fshatit Studençan ka një numër të madh të banorëve, auto-amulanca do të jetë në dispozicion me qëllim që kjo qendër të ofrojë shërbime shëndetësore edhe më cilësore, të sigurta dhe të shpejta, për të gjithë qytetarët që e frekuentojnë këtë QMF.
Qytetarët e fshatit Studençan, e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për këtë shërbim shumë domethënës.
Parashikimi i motit për sot
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët në pjesën e parë të ditës në Rrafshin e Kosovës, ku mund të ketë edhe reshje