Mungesat e mëdha në Përfaqësuesen e Kosovës, sidomos në repartin ofansiv, kanë bërë që të shikohen alternativat e mundshme për t’i zëvendësuar futbollistët që nuk janë në dispozicion për selektorin Bernard Challandes, shkruan Gazetasheshi.com.
Njëri nga emrat e mundshëm që mund t’i bashkohen ekipit A të Kosovës është edhe sulmuesi në top formë i FC Ballkanit, Mirlind Daku, i cili në këtë fillim sezone në kampionatin elitar të futbollit kosovar ka shënuar 10 gola për vetëm pesë ndeshje.
Anëtari i shpresave U21 të Kosovës ka folur në konferencë për media pas seancës stërvitore të së hënës (12 tetorit), teksa ka deklaruar se është i gatshëm për ndonjë ftesë nga selektori Challandes.
“Kur vëmendja është te një lojtarë për ta ftuar në Përfaqësuese normalisht që rritet motivi për të punuar edhe më shumë. Unë jam i gatshëm për ta pritur ftesën dhe pse jo të ftohem në ndeshjet e radhës”, deklaroi Daku.
Daku ka realizuar gjithashtu një gol në eleminatoriet e ekipit U21 të Kosovës për kampionatin evropian të vitit 2021, i cili do të mbahet në Hungari dhe Sllova.
Kosova U21 ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”.
/Gazeta Sheshi/