Asocaicioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi Naser Gashi i njohur edhe me emrin Naser Qeli, pasi të shtunën e javës së kaluar i njëjti ka thyer derën e Gazetës Express dhe ka kërcënuar gazetarët e Express lidhur me një shkrim të publikuar.
AGK e konsideron të paprecedent një sulm të tillë dhë u kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me rastin.
“Hyrja me dhunë në redaksi dhe kërcënimi me vrasje në drejtim të gazetarëve për AGK-në janë veprime të pa precedent që duhet të trajtohen me seriozitet të lartë dhe ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon ashpër kërcënimin e gazetarëve të Gazetës Express nga Naser Gashi, i njohur në publik si Naser Qeli.
Sipas Gazetës Express, Gashi, të shtunën në mbrëmje ka thyer derën e redaksisë dhe i ka kërcënuar gazetarët për shkak të një shkrimi që ishte publikuar nga gazeta për ish-bashkëshorten e tij.
Hyrja me dhunë në redaksi dhe kërcënimi me vrasje në drejtim të gazetarëve për AGK-në janë veprime të pa precedent që duhet të trajtohen me seriozitet të lartë dhe ta marrin dënimin e merituar.
AGK ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Ftojmë organet kompetente që sa më parë të merren me këtë rast, në mënyrë që kërcënuesi të del para drejtësisë.
Dënimet e merituara duhet të jenë të pashmangshme në të gjitha rastet e sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve. GazetaExpress