Sot prita në takim përfaqësuesit e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me në krye Kryegjyshin botëror bektashian Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, si dhe bashkëpunëtorët Mumin Lama udhëheqës i Gjyshatës Bektashiane të Kosovës dhe Arben Sylejmani udhëheqës i marrëdhënieve me jashtë i selisë së shenjtë- Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Tiranë- Shqipëri.
Temë boshte e takimit ishte diskutimi për Projektligjin për Lirinë Fetare i cili normon lirinë e besimit dhe harmoninë ndërfetare në Republikën e Kosovës.