Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do e zhvilloj ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ të mërkurën (sot) do të luajnë kundër Greqisë në Athinë, shkruan Gazetasheshi.com
Me rast të pandemisë COVID-19 tifozët nuk janë të lejuar të udhëtojnë, gjë e cila ka bërë që tifozët e Kosovës “Dardanët” të organizojnë mbledhje në Fanclub që ta shikojnë lojën së bashku.
Në një komunikatë përmes rrjetit social “Facebook” faqja zyrtare e “Dardanëve” kanë konfirmuar se do ketë grumbullim për ta shikuar këtë përballje së bashku.
“Sonte nga ora 18:00 grumbullohemi të gjithë tifozët në Fanclub për të përcjellur së bashku ndeshjen kundër Greqisë”, thuhet në lajmërimin e “Dardanëve”.
Ky takim do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Spiros Louis” në Athinë të Greqisë. GazetaSheshi