Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar se procedurat që filluan në shtator, me donacionin në vlerë 1.5 milionë euro, po realizohen sot.
Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka dhuruar 100 mijë teste PCR për COVID-19 për Kosovën.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar se procedurat që filluan në shtator, me donacionin në vlerë 1.5 milionë euro, po realizohen sot.
“Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë, për çka e falënderoj z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe kryeministrin z. Avdullah Hoti, për angazhimin e pakursyer për dhe rreth këtij donacioni duke e iniciuar dhe realizuar atë.
Këto teste por edhe të tjerat që janë, dhe që do të vijnë tutje, i dedikohen çdo qytetari të Republikës së Kosovës, në tërë territorin e vendit. Ndërkaq, ne në vazhdimësi jemi duke i koordinuar aktivitetet me donatorët e ndryshëm. Kosova është falënderuese ndaj çdo donacioni që merr nga partnerët ndërkombëtar”, ka shkruar Zemaj në Facebook. albinfo.ch