
Ka filluar ndërtimi i një çerdheje të re në fshatin Studençan, këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj përmes llogaris ‘Facebook’.
“Po fillon ndërtimi edhe i një çerdhe të re në fshatin Studençan.
Këtë angazhim po e realizoj ashtu siç kam premtuar para banorëve në fushatë zgjedhore. Çerdhja për fëmijët do t’i ketë të gjitha kushtet dhe do të krijoj mundësi për edukimin e brezave të ardhshëm.” ka shkruar Muharremaj në rrjetin social ‘Facebook’