Sot bëhen 6 vite nga ndeshja e famshme Serbi-Shqipëri, e cila u luajt për vetëm 41 minuta në fushë, por që nuk do të harrohet kurrë për ngjarjet të cilat ndodhën
Kur po zhvillohej minuta e 41-të mbi stadium u shfaq flamuri tashmë i famshëm ‘Authocthonous’, shkruan Reporteri.net
Nga ky moment filloi një ‘luftë’ në fushë pasi serbët u tmerruan me atë që panë, derisa futbollistët tanë i mbrojtën simbolet tona.
‘Kafshët’ dolën nga stadiumi për t’i sulmuar futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, por aty ishte kapiteni Lorik Cana që qëroi hesapet më personin që e goditi Bekim Balajn me një stol.
Supersport ka bërë një kronikë fantastike të kësaj ngjarje e cila nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët. Reporteri