Kampioni i Botës në boks në kategorinë WBA dhe IBO, Haxhi Krasniqi, sot ka qëndruar në Kosovë, ku fillimisht mbajti një konferencë për media.
Në këtë konferencë, Krasniqi, deklaroi se suksesin e tij ia dedikon edhe familjes Jashari dhe përulet para sakrificës së saj për Kosovën.
Gjatë ditës, Krasniqi, qëndroi te kullat e Jasharajve ku bëri foto me të pranishmit dhe me trofetë e fituar nga ai. Insajderi.com