Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj dhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit z.Blerim Kuçi kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të projektit “Furnizim me paisje të TI për shkollat e mesme”.
Këtë e ka bërë të ditur Muharremaj në llogarin e tij në ‘Facebook’.
Ky është postimi i plotë:
Me Ministrin Blerim Kuqi sot nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit “Furnizim me paisje të TI për shkollat e mesme”. Angazhimi ynë i përbashkët do të vazhdojë për investime të mëtejme për Komunën e Suharekës.
Bali Muharremaj