Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot, ka paralajmëruar se përgjatë të nesërmes mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.
“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”, është shkruar në komunikatën e IHMK-së, shkruan Gazeta Express.
Instituti ka paralajmëruar se vërshimet më të mëdha do të ndodhin përgjatë orëve të para të ditëve të nesërme.
Tutje, në komunikatë thuhet se si pasojë e kësaj, do paraqiten mundësi për shembje dheu dhe vështirësi në komunikacion. Gazeta Express