Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z.Vesel Krasniqi dhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë z.Astrit Zemaj kanë takuar në Bruksel drejtorin e CEFTA-s Emir Djikiç.
“Biseduam për ndikimin e pandemisë në fushën e tregtisë, barrierat dhe obligimet që kanë shtetet nënshkruese të CEFTA-s“. Ka shkruar në llogarin e tij në ‘Facebook’ ministri Krasniqi.
Tutje ministri Krasniqi ka shtuar “Kërkova që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihet kualifikimet profesionale.
Poashtu kërkova që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë tranzit nëpër Serbi.”
Ky është postimi i plotë :
Bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj, takuam sot në Bruksel drejtorin e CEFTA-s, Emir Djikiç me të cilin biseduam për ndikimin e pandemisë në fushën e tregtisë, barrierat dhe obligimet që kanë shtetet nënshkruese të CEFTA-s.
Shpreha qëndrimin tim dhe të qeverisë së Kosovës sa i përket zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe potencova faktin se shumë prej tyre nuk po zbatohen nga shteti fqinj Serbia.
Kërkova që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihet kualifikimet profesionale.
Poashtu kërkova që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë tranzit nëpër Serbi.