U mbajt takimi i sigurisë lokale
Në takimin e sotëm për siguri lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës z.Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës. Ajo, ka veçuar finalizimin e Planit Zhvillimor Komunal nga Drejtoria e Urbanizmit, fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, takimin e KKSB-së, si dhe punët në terren me projekte të ndryshme infrastrukturore etj…Nga Policia e Kosovës, është raportuar se situata ka qenë e qetë, por me disa raste: 6 aksidente trafiku, 1 dhunë familjare, 1 kanosje, 1 mos-respektim i urdhërit të gjykatës, 3 lëndime trupore, 1 mjet i pa-shpërthyer, 1 mashtrim, 2 raste gjuajtje me armë zjarri, 2 raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 1 hyrje në sistem kompjuterik, 8 vjedhje, 369 tiketa trafiku, 360 tiketa për mos respektim të masave anti-COVID, 7 armë të konfiskuara dhe 6 arrestime si dhe 3 plane operative nga policia.Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se kanë mbajtur trajnime për zyrtarët nga Komuna e Suharekës për rritjen e kapaciteteve komunikuese virtuale si dhe punëtorinë me disa kryetarë të komunave për qasje në dokumente publike.Nga KFOR-LMT, kanë deklaruar se janë duke punuar me angazhimet e tyre të përditshme.
Parashikimi i motit për sot
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët në pjesën e parë të ditës në Rrafshin e Kosovës, ku mund të ketë edhe reshje