“IZOLIM JO, MASA STRIKTE PO”, THOTË ZEMAJ

Para tre muajsh Kosova e ka hequr izolimin që ishte vendosur për shkak të pandemisë dhe më nuk po shikohet të shkohet në atë drejtim. Kështu deklaron ministri i shëndetësisë, i cili shton se megjithatë masat mbase bëhen më strikte.

Kosova nuk do të izolohet më për shkak të pandemisë, përkundër një rritje të lehtë të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit, megjithatë masa strikte do të vendosen përsëri.

Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i pyetur për lëvizjet e ardhshme të qeverisë në tentim kontrollimin e situatës me Pandeminë, njofton Insajderi.

“Jemi duke analizuar dhe e analizojmë situatën çdo ditë, fjalën mbyllje dhe izolim e kemi larguar para tre muajve,  do të bëjmë të pamundurën që të mos vijë deri te ai drejtim, ne do të marrim masa strikte që e ta parandalojmë përhapjen e infeksionit në çfarë do aspekti që na ofron ligji anti-covid”, deklaroi Zemaj para mediave.

Ministri ka shtuar se numri i testimeve të qytetarëve për Coronavirus është rritur në vazhdimësi dhe se ka arritur deri në 700 testime për ditë./Insajderi.com