Zv.Kryeministri i Kosovës, ka takuar asambleistin më të votuar në Suharekë

Zv. kryeministri Driton Selmanaj i cili vjen nga radhët e LDK-së, ka pritur në takim asambleistin më të votuar në Suharekë z.Bashkim Ndrecaj.

Burime të portalit tonë kanë njoftuar se ndër temat që kanë diskutuar më gjatë ka qenë projektet infrastrukturore në komunën e Suharekës. 

Selmanaj është shprehur i gatshëm që t’i përkrahë projektet për Komunën e Suharekës, gjithashtu ka përgëzuar asambleistin Ndrecaj për angazhimin e tij në mbështetje të qytetarëve.

Ndrecaj i cili është asambleisti më i votuar në Suharekë, ka qenë pjese e LDK-së, ndërsa momentalisht është asambleist i pavarur.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?