Një person nga Suhareka është arrestuar pasi kishte sulmuar bashkërshorten e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport