49 TË SHËRUAR DHE 137 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!
Parashikimi i motit për sot
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët në pjesën e parë të ditës në Rrafshin e Kosovës, ku mund të ketë edhe reshje