Në shtëpinë e “Felbahut”, në Suharekë, sot u përkujtuar shkrimtari dhe poeti Ragip Sylaj, i cili ka qenë një prej njerëzve që iu kushtua artit vazhdimisht, e po ashtu edhe nga ana njerëzore ishte njeri i rrallë.
Pjesë e kësaj ceremonie kanë qenë shumë kolegë të tij, shkrimtarë, gazetarë etj… Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, ka qenë pjesë e ceremonisë e cila në fjalën e saj të mbajtur ka folur për veprimtarinë e poetit Sylaj, e cila ndër të tjera ka thenë se: “Ragip Sylaj ka qenë shembulli ynë i mirë, i cili pas vetes la veprat artistike që nuk do të vdesin kurr”.
Po ashtu për shkrimtarin Sylaj ka folur edhe zv.Ministri i Kulturës z.Halil Matoshi e të tjerë mysafirë, familjarë e shokë, që ishin prezentë në këtë ceremoni përkujtimore. Në fund u lexuan, u kënduan e u recituan këngë e poezi për shkrimtarin tani të ndjerë z.Ragip Sylaj.
Parashikimi i motit për sot
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët në pjesën e parë të ditës në Rrafshin e Kosovës, ku mund të ketë edhe reshje