Telefoni është pajisje që ruan shumë informacione personale. Avokati Anatoli Mironov, kreu i degës së Shoqatës së Avokatëve të Moskës, “Zashchita”, tha në një intervistë për agjencinë “Prime” se nuk duhet t’i neglizhoni rregullat e thjeshta të sigurisë – në rast se pajisja vidhet ose personi e humb apo e harron atë.
Sipas ekspertit, ju nuk bën t’i tregoni të dhënat e plota të të afërmve tuaj duke përmendur shkallën e marrëdhënies me ta. Mironov vuri në dukje se është jashtëzakonisht e rrezikshme të regjistrosh kontakte me “mami”, “babi” ose “motra”, transmeton Gazeta Express.
“Të gjitha këto kontakte do t’i ndihmojnë sulmuesit nëse papritmas telefoni juaj ndodhet në duart e tyre. Në këtë rast, ju nuk do të jeni në gjendje t’i telefononi më të dashurve tuaj dhe t’u tregoni historinë për humbjen e telefonit tuaj, por nga e njëjta pajisje dhe në emrin tuaj, ata që e gjetën ose e vodhën telefonin tuaj mund t’i telefonojnë ose t’i dërgojnë një mesazh nënës ose babait tuaj”, theksoi specialisti.
Sipas tij, një mesazh i tillë shpesh duket kështu: “Nënë e dashur, nuk mund të flas, por një person do të të telefonojë, bëj si të të kërkojë”. Pas kësaj, mashtruesit – tashmë nga një numër tjetër – do ta telefonojnë nënën dhe do t’i thonë asaj që ju duhen urgjentisht para për të shmangur probleme të mëdha.
Eksperti rekomandoi që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe nganjëherë ta kontrollojnë përmbajtjen e një smatrphone-i, të korrigjojnë dhe fshijnë informacione që mund ta mbartin ndonjë kërcënim të mundshëm.GazetaExpress