Pasi në javën e fundit është shënuar rritje e rasteve me COVID-19, në Kosovë, është rritur edhe numri i gjobave ndaj qytetarëve për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë.
Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 178 gjoba për mosrespektim të ligjit anti- COVID.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi. E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.
Ndërsa, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. Express