Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë, ka reaguar lidhur rikonfirmimin e fituesit të kontratës “Ndërtimi i shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në Komunë”, sipas LVV-Suharekë tri herë është rikonfirmuar fituesi i kontratës të cilen e ka fituar firma Visar Kuqi B.I.
“Sot, për të tretën herë, është rikonfirmuar fitues i kontratës “Ndërtimi i shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në Komunë”, firma Visar Kuqi B.I, edhe përkundër vendimit të OSHP-së që kjo firmë është e papërgjegjshëm në mbi 10 kritere të parapara.” Ka shkruar në Facebook LVV-Suharekë.
Tutje LVV-Suharekë kanë shtuar se kur nuk e respektohet vendimi i OSHP-së, kur nuk merrën parasysh reagimet qytetare mundësi e vetme është që me këtë rast të merrët Prokoruria
“Kur nuk respektohet vendimi i OSHP-së, kur anashkalohen ankesat e firmave tjera ofertuese, e nuk merren parasysh reagimet qytetare, atëherë e vetmja mundësi mbetet që me këtë rast të merret Prokuroria.” Ka përfunduar reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje dega në Suharekë,