Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me seancën plenare ku do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Në rend dite ishte edhe votimi për plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Deputetët e Kuvendit e votuan këtë projektligj me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.