Ballkani zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishëm të fazës së parë të garave në Superligën e Kosovës, derisa në kuadër të xhiros së shtatë e pret skuadrën e Dritës në shtëpi, e cila njëherit është kampion vendi dhe ka një histori të shkurtër rivaliteti me suharekasit në dy edicionet e fundit.
Për këtë takim kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, nuk do të mund të llogaris në shërbimet e njërit nga yjet kryesor të skuadrës Blendi Baftiu, i cili në duelin e fundit ndaj Arbërisë ka pësuar një lëndim muskular, shkruan Gazetasheshi.com.
Baftiu ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit të futbollistëve që nga java e kaluar, ndërkohë që mungesa e tij tashmë është e konfirmuar.
Nuk dihet koha e saktë se sa do të qëndrojë jashta fushave të blerta, pasi që priten kontrolla të tjera mjekësore më të detajuara për të parë gjendjen e reprezentuesit të moshave U21 të Kosovës.
Kujtojmë që Ballkani dhe Drita do të përballen këtë të mërkurë me fillim nga ora 14:00 në Suharekë.
Gazeta Sheshi