Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1.117 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19.
Kjo është bërë e ditur në njoftimin e policisë.
Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.
E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.
Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.Express