Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 159 raste të reja me koronavirus, raporton Express
Zemaj ka shkruar se janë testuar 1 mijë e 245 mostra, nga të cilat 159 kanë rezultuar pozitive.
“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i testimeve. Express