Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar një të kërkuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”. Personi i kërkuar është Valdet Berisha, nga Peja.
Nga Policia kanë njoftuar se kanë siguruar urdhëresën e Gjykatës, për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit në kërkim, me qëllim arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.