Trepça ’89 ka bërë një prej paraqitjeve më të mira të saj në dy sezonet e fundit. Skuadra nga Mitrovica ka arritur që të rikthehet nga një disavantazh prej tri golave, për t’i marrë tri pikë skuadrës së Ballkanit, me një fitore 4:3, shkruan Gazetasheshi.com
Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Ballkanit që paraprakisht kishte 6 fitore dhe 1 barazim nga 7 ndeshje.
Eksperti i referimit, Ismajl Kasumi analizoi rastet e dyshimta të ndeshjeve të Superligës, teksa pati disa fjalë edhe për golin e katërt të Trepçës ’89
”Për mua është duel mes portierit dhe sulmuesit, por prapë se prapë duke e shikuar edhe njëher mendoj se është gol i rregullt”
“Shihet fiziku i sulmuesit që është më i gjatë dhe arrin tek topi, ishte vendim i duhur i referit që pranoi golin”, përfundoi Kasumi. G.Sheshi