Është fuqia e veprës dhe e fjalëve që nuk e humbën kurrë tregimin e përhershëm, për njeriun i cili tregoi se si duhet dhe nderohet vendi.
Ukë Bytyqi ishte njeriu modest e guximtar, idealist i pamposhtur, luftëtar sypatrembur dhe pa dyshim kishte pamjen madhështore të një lideri të pazavëdsueshëm. Liria e Demokracia nuk ishin dikur vetëm rrugëtimi i tij, ai u sakrifikua për to.Si shok, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar do ta kem të paharruar kujtimin e kohës dhe sakrificave që i kaluam bashkë. Ai u vra por nuk harrohet kurrë. Shoqëruesit e tij Bafti Bajramaj dhe Bajram Bytyqi poashtu populli do t’i mbaj të paharruar në kujtesen e tij.Ai do të mbetet gjithmonë njeriu që na dha vullnet, dhe e bëri t’paharrueshëm rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe ndërtimit të vendit.I përjetshëm qoftë kujtimi për te. Lavdi e përjetshme Ukë Bytyqit !
Parashikimi i motit për sot
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët në pjesën e parë të ditës në Rrafshin e Kosovës, ku mund të ketë edhe reshje