Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë ka përkujtuar kryetarin e parë të Suharekës së lirë Ukë Bytyçi.
“Therandës në këtë ditë përkujtimi por edhe krenarie, Kryeministri i Republikës së Kosovës prof.Dr. Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj së bashku me strukturat e LDK-së në Therandë, në 18 vjetorin e vrasjes, bënë nderime pranë bustit dhe varrit të kryetarit Ukë Bytyçi dhe tek varrezat e Bafti Bajramit e Bajram Bytyçit.Lavdi jetës dhe veprës së tyre!” Ka shkruar LDK-Suharekë në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Në nderim të jetës dhe veprës së kryetarit Ukë Bytyçi.
Tetëmbëdhjetë vite më parë, u vra ikona e Therandës me dy bashkëpunëtorët e tij;
U vra vota e lirë e qytetarëve të Komunës sonë, të cilëve u printe Ukë Bytyçi, për të sendërtuar një shtet dhe shoqëri, sipas filozofisë rugoviane;Për të sendërtuar një shtet institucional, ligjor e demokratik, një shtet ku liria do ta kishte kuptimin e plote.Për të qenë bashkë me qytetarët e Therandës në këtë ditë përkujtimi por edhe krenarie, Kryeministri i Republikës së Kosovës prof.Dr. Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj së bashku me strukturat e LDK-së në Therandë, në 18 vjetorin e vrasjes, bënë nderime pranë bustit dhe varrit të kryetarit Ukë Bytyçi dhe tek varrezat e Bafti Bajramit e Bajram Bytyçit.Lavdi jetës dhe veprës së tyre!