Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot në “Fadil Vokrri” do ta mikëpret Holandën ndeshje e vlefshëm në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022, raporton Gazetasheshi
Ndërkohë, edhe portierja Florentina Kolgeci, e cila ishte njëra ndër më të merituarat për barazimin e para pak ditëve në Turqi ka thënë se në këtë ndeshje nuk hyjnë të dorëzuara.
“Si ekip nuk i frikësohemi askujt. E dimë që jemi kombëtare e re por do të mundohemi t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari. Holanda ka ekip shumë të fortë, por asnjëherë nuk hyjmë në fushë të dorëzuara”, ka thënë Kolgeci.
Në këtë takim holandezët janë favoritë absolute, megjithatë “Dardanët” tona më shumë mungesa synojnë të kenë paraqitje sa më të mirë pavarësisht nivelit të kundershtares.
Ndeshja në mes Kosovës dhe Holandës do të zhvillohet më fillim nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri”. GazetaSheshi