Zëdhënësi i Komunës, poezi emocionale për Ukë Bytyçin

Reshat RESHITAJ

UKË BYTYÇI…

Gjigant, shtatlartë e krenar
Ishe e mbete i tillë gjithnji…
Në të gjitha sfidat ishe i parë…
Ashtu si në luftë edhe në liri!

Kur ra kushtrimi dhe të thirri atdheu
E veshe uniformen e ushtrisë!
Nuk kishte forcë që mendjën ta ktheu
O yll çlirimtar, flamur i lirisë…

Lirinë që na solle, ti nuk e gëzove
As fitorën që populli ta dhuroi
Në zgjedhjet e para votat i fitove
Humbja e jote, zemrat na i helmoi

Ti ishe dhe mbete pishtar demokracie
Udhërrëfyes për gjeneratat që do vijnë
Shtatorja para Komumës sa të ka hije
Ne mburremi me ty të gjithë, le ta dijnë…

Semetisht, 27.10.2020