Albin Kurti pozitiv me Covid-19


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Kurti ka thënë se në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim“, ka njoftuar Kurti në Facebook