Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2020/2021.
Mirëpo sipas njoftimit të tyre, për shkak të situatës me Covid-19, këtë vit do të pranojë rreth 1600 studentë, pra një student në një dhomë.
“Këtë vit ndarja e vendeve për strehim në konviktet e Qendrës se Studentëve, do të bëhet në bazë të kërkesës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe atë 70% e këtyre vendeve do të ndahen per fakultetet, programet e studimit të të cilave përmbajnë lëndë praktike dhe labaratorike si dhe 30% për faklutetet, programet e të cilave përmbajnë komponentet teorike”, thuhet në postimin e tyre në “Facebook“.
Siç bëhet e ditur, çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).
Konkursi do të jetë i hapur prej datës 29 tetori deri më datën 07 nëntor.
Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.
“Mënyra e përzgjedhjës së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs”, thuhet më tutje.Kallxo