Shfaqja teatrale e qeverisjes Muharremaj mbi themelimin e “Teatrit të Qytetit”.
Qeverisja aktuale e Komunës së Suharekës, në seancën e datës 21 Maj të këtij viti, në asamblenë komunale kishte sjellur si rend dite edhe themelimin e “Teatrit të Qytetit”, e që përfundoi si një shfaqje pa duartrokitjen e publikut!
Atë ditë u debatua shumë. Në fjalën e tyre asambleistët tonë disa herë treguan se një formë e tillë e formimit të teatrit është në kundërshtim me ligjin, mirëpo qeverisja aktuale kishte përgatitur një skenar që sipas tyre kjo shfaqje e meritonte dhe çmimin e FACEBOOK-ut.
Qëllimi i asaj shfaqjeje ishte që asambleistët tonë para artistëve të cilësoheshin si bllokues të një institucioni që do të zhvillonte edhe më shumë artin dhe kulturën në Suharekë.
Ashtu siç edhe e kemi thënë në atë mbledhje, njëjtë është përgjigjur edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit më datën 29 maj 2020 dhe vendimi i MAPL _ës i datës 05/10/2020, sipas së cilit themelimi i “Teatrit të Qytetit” si i tillë është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Si përfundim, pas këtij angazhimi skenaristi të paktën e meriton çmimin e MASHTRUESIT!
Bie perdja, ka ARTISTA po s’ka teatër!